Me rritjen e çmimeve dhe përhapjes së gripit të shpendëve në vend, interesi i blerësve për blerjen e vezëve ka rënë ndjeshëm.
Në intervistat e siguruara nga ‘Fax Neës’ qytetarët shprehen se kanë frikë të konsumojnë vezët e pularive dhe se preferojnë t’i marrin tek fshatarët.
Nga ana tjetër tregtarët thonë se puna e tyre ka rënë më shumë se çdo vit pasi nuk po u blihen vezët në dyqane.
“Çmimi i vezës ka shkuar në 40 lekë. Masat e atij Ramës janë mashtrime, ku e ka kontrollin, nukmvjen të bëjë një bisedë me tregtarët. Kemi frikë të blejmë vezë. S’kemi ç’bëjmë, hamë domate, sallatë. Veza nuk e dimë se ça është.
Më mirë preferojmë të fshatit. Na është bërë e pamundur jetesa këtu, prandaj më iku djali në Greqi. Kryeministri këtu do të na zhvasë, vetëm justifikime natë për natë. Ku e ka atë bord? Ka gjetur këtë popull budalla dhe bën si të dojë”-tha një qytetar. Tregtare: Puna ka rënë shumë, kam 22 vite por jo si këtë vit. Na ndodhën të gjitha.