“S’kemi informacion të ekspozuar”, Rrumbullaku flet për sulmin e hakerave: Asnjë polic nuk ka frikë e as presion

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, është shprehur sot për mediat se asnjë informacion sensitiv i organizatës që ai drejton nuk është prekur nga sulmi kibernetik i hakerave iranianë. Madje, sipas tij, as sistemi Deep Sea që pretendohet.

I pyetur nga gazetarët në përfundim të një konference ku mori pjesë, Muhamet Rrumbullaku tha se asnjë punonjës i Policisë së Shtetit nuk ka frikë apo nuk është nën presion, edhe pse hakerat nxorën emrat e rreth 1 mijë prej tyre.

“Ne disponojmë 100% informacionin tonë, asnjë informacion i klasifikuar, nuk kemi asgjë të ekspozuar. Sistemi Deep Sea është motor kërkimi, nuk ka informacion, nuk ka databazë. S’ka asnjë lloj frike nga askush, punonjësit e Policisë nuk janë nën presion nga askush”, tha kryepolici.

Muhamet Rrumbullaku nuk mund t’i shpëtonte as pyetjeve për fatin e biznesmenit të shumëkërkuar të basteve, Ervis Martinaj. “Kemi struktura që po ndjekin rastin. Jemi duke kryer procedurat e deleguara nga prokurori”, u shpreh drejtori i Policisë së Shtetit.

Zjarr Tv Ad