“S’kemi lekë për bukë a kupton a jo?!”/ Qytetarët të ‘irrituar’ me rritjen 6% të pensioneve: Po tallen me ne, na torturuan

0
460
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 678 mijë pensionistë kanë përfituar rritje me 6%.

Të pyetur se a janë të kënaqur nga kjo rritje, pensionistët shprehen për mikrofonin e “Fax News” se 12 mijë lekë të vjetra shtesë janë të papërfillshme. Ata thonë se janë zhgënjyer nga politikanët në vend dhe se të gjithë duhet të largohen nga pushteti.

“Jemi msu me rrena. Rritje qesharake, tallen me ne! Qeveria nuk na ka mbështetur në këtë kohë krize, çmimet janë shumë të larta dhe ne nuk po ia dalim dot”-tha një qytetar.

“Ne s’po kemi as qetësi në këtë vend, Të rrojë sa malet ai ne na torturuan. U mbush Shqipëria me serbë, 140 mijë lekë marr unë me 40 vite punë.

Unë me atë pension paguaj dritat, nuk përballohet asgjë! S’po shtyhet, s’kemi lekë me ble bukë a kuptoni a jo? Të ikin fare, i bënë njerëzit copë copë”-u shpreh një tjetër./fax.web

Zjarr Tv Ad