Skenari tronditës i Hoxhës: Atentati ndaj Ndrecës është mesazh, Hila problematik

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se tritoli ndaj Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës është mesazh.

“Vendosja e eksplozivit në atë krah dhe një sasi eksplozivi e vogël sigurisht që unë e lexoj më tepër se sa synim për ta eleminuar fizikisht objektivin, e shikoj si një mesazh paralajmërues që shkon ndaj tij.

Pra, nëse autorët do të donin ta eliminonin fizikisht zotin Ndreca, ata do ta vendosnin eksplozivin poshtë sediljes së tij,” – u shpreh Hoxha.

Ndërkaq ai përmendi si një person shumë problematik Zef Hilën. Hoxha u shpreh se ish-deputeti ka qenë në SPAK, nën hetim për ngjarje të tjera, ka qenë në gjykim, ka pasur konflikte me persona etj.//EURONEWS.AL

Zjarr Tv Ad