Prej kohësh është vënë re një lloj ‘ftohje’ mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakutr të Vlorës, Dritan Leli, ku ky i fundit është akuzuar në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nga funskionarë të lartë të partisë Socialiste.
Ndërsa vetëm ditën e djeshme, Dritan Leli ka bërë një reagim zyrtar, në lidhje me akuzat që u bënë rreth tij, duke aluduar se ishte takuar me kunatin e Lulzim Bashës. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Leli është pëprgjigjur ndaj këtyre aludimeve, duke thënë se këto ishin vetëm skenarë të qëndisur dhe shtoi se nuk e kishte takuar kurrë, as nuk e kishte parë kurrë në jetë, kunatin e kryetarit të partisë Demokratike.
Në mbështetje të tij, në postin që Leli ka shpërndarë ka komentuar edhe Skënder Brataj, drejtori i përgjithshëm të qendrës kombëtare të Urgjencës. Në komentin që Brataj ka bërë, ka shkruar se e njeh shumë mirë Dritan Lelin dhe i shpreh vlerësimet që ka për të, pasi është një njeri që vjen nga një familje e respektuar vlonjate.
“Vlora per fatin e keq i ka te dy modelet! Sms, letrat anonime dhe shpifjet. Per fatin e mire, siç tregojne komentet, predominon vleresimi i qytetareve, sidomos atyre vlonjate. Ne, shoket e tu, te njohim pavaresisht dhe te vleresojme ashtu sic je, i drejte, i matur, i respektuar dhe i edukuar. Vleresimi nuk behet as me artikuj, as me hamendje. Kujto qe vjen nga nje vend me tradite dhe nga nje familje vlonjate shume e respektuar, cilesi qe tregojne pjekurine qe demonstron.
Te perqafoj mik!”- ka shkruar Brataj në komentin e tij.
Qëndrimi i Brataj duket paksa i çuditshëm, duke qenë se ai është shefi i urgjencës kombëtare dhe vazhdimisht në publik është shfaqur si shumë i afërt me kryeministrin Rama, ndërsa nuk ka ngurruar t’i dalë në mbështetje Dritan Lelit, të cilin e ka pasur mik prej kohësh siç e përcakton edhe në komentin e tij.