Skënder Brataj: Njerëzit duhet ta kenë të qartë se mund të infektohen edhe pasi marrin dy dozat e vaksinës…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, ku u shpreh se infektimi ekziston edhe pasi një person merr të dyja dozat e vaksinës.

Brataj, këtë deklaratë e bëri gjatë diskutimit me ekspertët në studio, mbi fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit, ku mes të tjerash u tha s’e kandidatët për deputetë janë të rrezikuar.

Pjesë nga diskutimet:

Ilir Alimehmeti: Kandidatët për deputetë janë të rrezikuar, për shkak të grumbullimeve.
Artan Koni: E mira e të mirave është të mos kishim mitingje, fushatë elektorale. Në Fier le të vihej një ekran gjigant dhe z. Basha të fliste nga Tirana. E njëjta gjë duhet të ishte dhe nga partitë e tjera politike, sepse vaksinuam kryetarin e partive dhe ai nuk ua shpërndan turmës, por problemi është se turma infekton njëri-tjetrin.
Brataj: Njerëzit duhet të kenë të qartë se edhe me vaksinim, me dy doza, ekziston rreziku i infektimit, askush nuk përjashtohet nga riinfektimi. Distancimi social është i pari që të mban larg infektimit. Duhet bërë thirrje që në një fushatë politike të ruhet distanca dhe të mbahen maskat.

 

Zjarr Tv Ad