Skënder Brataj siç nuk e keni parë kurrë, me kostum popullor prezanton festën e fshatit Kaninë: Nuk kishim lekë për moderatorë, u futëm vetë në role

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fshati Kaninë i Vlorës ka festuar mbrëmjen e kësaj të premteje festën e njohur me emrin “Kanina Fest”, e cila është një takim brezash i banorëve të fshatit dhe atyre që kanë emigruar brenda ose jashtë vendit.

Mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve në festë, ishte edhe mjeku Skënder Brataj, i cili kishte dhe rolin e moderatorit në këtë aktivitet.

Ndryshe siç e kemi parë zakonisht, kreu i Urgjencës Kombëtare  shfaqet i veshur me kostum popullor teksa moderon aktivitetin krahas bashkëfshatarëve të tij.

Me humor mjeku shprehet se nuk kishin lekë për të ftuar këngëtarë dhe moderatorë ndaj i kanë ndarë vetë rolet.

Shyqyr që erdhi dita të bëjmë festa përsëri, pasi kaluam 1 vit e gjysëm, gati dy vjet shumë të vështira. Takim brezash për ata persona të cilët kanë ikur të rritur siç kam ikur dhe unë edhe sa herë shikon këta gurë aq herë nxjerr mallin. Për ata që kanë ik të vegjël dhe kur vijnë kujtojë ato gurë, por sidomos për ata që kanë lindur jashtë dhe kur vijnë kujtojnë shikojnë tek ata gurë origjinën e tyre.

Tani që kur e kemi filluar e kemi filluar kështu si lojë. Nuk kishim lekë të paguanim prezantues dhe këngëtarë dhe me aq sa mundeshim u futëm dhe në rolet e tyre. Pastaj Covidi na bëri moderatorë“, tha Brataj.

Zjarr Tv Ad