Skënder Gjinushi: Duhet një mbyllje për dy javë, derisa të ulen infektimet…

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vendin tonë, numri i rasteve sa e vjen e rritet, e për këtë fakt, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ka propozuar që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese, për të paktën 2 javë.

Gjinushi, ka deklaruar gjatë konferencës në Kuvend “Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit” se Shqipëria për të përshpejtuar uljen e kurbës, që tashmë ka nisur në vendet e tjera, i duhet të paktën një periudhë 2 javore me kufizime.
Nga ana tjetër, Gjinushi thotë se; Shqipëria aktualisht ka masa më të buta se në Europë.

“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Europë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, është shprehur Gjinushi.

Por, lidhur me situatën në vend, ka folur edhe Gramoz Ruçi, ku është shprehur se; përballimi i kësaj sëmundje, kërkon bashkëpunim dhe pjesëmarrje.

“Kuvendi dhe parlamentarët u përgatitën për pandeminë. Tërmeti na kujtoi se ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga fenomenet e natyrës duhet të rregullohen. Përballimi i pasojave të fatkeqësive natyrore kërkonte lidership teknik. Përballimi i pandemisë është një sfidë shumë e madhe. Përballimi i pandemisë kërkon lidership, që kërkon bashkëpunim të qeverisë me qytetarët. Kërkuam nga qytetarët bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Pandemia ka shkaktuar pasoja ekonomike e sociale si dhe thellim të pabarazisë sociale”, është shprehur Gramoz Ruçi.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Taulant Balla tha se; Shqipëria mori masat e duhura për menaxhimin e kësaj situate.

Zjarr Tv Ad