Skënderbeu bind Muzakën të qendrojë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Në prag të fillimit të sezonit të ri duket se Skënderbeu është në kërkim të kompletimit të skuadrës. Bardhekuqtë janë në një moment shumë të vështirë, pasi e ardhmja e tyre në kupat europiane është ende pezull por ata kanë filluar nga puna. Pas grumbullimit në ditën e hënë bardhekuqtë arritën të bindnin një nga lojtarët kryesorë të qendrojë në klub.

Gjergji Muzaka ishte në prag të largimit nga skuadra por pas një bisede që bëri me presidentin e klubit Ardian Takaj, ai vendosi të zgjasë kontratën e tij me korçarët. Skënderbeu do të përfitojë nga qendrimi i tiranasit pasi përveç cilësive, Muzaka është një lojtar me eksperiencë.

Marko Radas është një tjetër emër që është në prag të largimit nga skuadra.  Bardhekuqtë nuk duan të largojnë një lojtar si Radas por duket se nuk mund t’i plotësojnë  kërkesat e tij financiare, sidomos tani pas një sezoni jo të mirë për korçarët.

Në këtë periudhë nga skuadra ka edhe largime. Leonit Abazi kthehet në vendlindje pas 7 viteve qëndrimi në Super Ligën shqiptare. Ai i bashkohet skuadrës së Prishtinës të drejtuar nga Mirel Josa. Me Abazin e larguar tashmë korçarët duhet të kërkojnë të plotësojnë vendet bosh të krijuara.

 

Zjarr Tv Ad