Skënderbeu në Odesa të Ukrainës, ku jeton komuniteti shqiptar

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në zonën e Odesës në Ukrainë, ku jetojnë rreth 5000 banorë të vetëidentifikuar si shqiptarë.

Posta Shqiptare mbështeti nismën e ndërmarrë nga Qendra Media Aktive për skulpturimin e bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në këtë zonë.

Realizimi i specifikave të kësaj nisme si dhe garantimi për ta çuar deri në destinacion është ndjekur me prioritet nga administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj.

Në zonën e Odesës, fshati Karakurt ka përqendrimin më të madh të tyre me rreth 2700 banorë, nga të cilët 80% janë me origjinë shqiptare.

Ky komunitet paraqet një rëndësi të veçantë për identitetin kombëtar shqiptar, për ruajtjen e kulturës, zakoneve dhe të folklorit,

Ky bust i heroit kombëtar është simbolika dhe mesazhi më i duhur që i jepet këtij komuniteti në shenjë mirënjohje, dhe për t’u dhënë mundësi të ndihen më pranë Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad