Skenografi Zahaj: TK e mbrojnë ata që kanë studiuar e jo ata që …

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skenografi Bashkim Zahaj ka dhënë sërish mbështetjen e tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Me një reagim në Facebook, Zahaj shkruan se Teatrin e mbrojnë ata që kanë studiuar, që kanë dhënë provime, që e dinë çfarë është origjina dhe ardhmja, ata që nuk lodhen duke shpresuar.

Reagimi i plotë i skenografit, Bashkim Zahaj:

Nga Bashkim Zahaj

Teatrin e mbrojne ata qe kane studiuar mbi libra, ata qe kane dhene provime. E mbrojne ata qe e njohin, artin e letersine. Ata qe dine se çeshte intelektualizmi e se çeshte historia, kultura, se çeshte origjina. E mbrojne sigurisht ata qe ne rinine e ture siguronin me veshtiresi nje bilete ne sallen e kuqe. Teatrin e mbrojne ata qe nuk jane te rastesishem ne bulevardin e Tiranes, jane pikerisht ata qe benin dashuri te parku perbri e qe qarkoheshin ne “broduej”.

Teatrin e mbrojne ata qe dine se çeshte e ardhmja, se çishte e shkuara, ata qe pa poste kuptojne me mire. Ata qe shkruajne poezi, ata qe vazhdojne te lexojne e te flasin shqip.

Ata qe linden e u rriten ne kete qytet pa e braktisur asnjehere, Ata qe nuk vune dore ne xhepin e tjetrit por vetem se dhane.

Ata qe nuk u lodhen duke shpresuar.

B.z 19

 

Zjarr Tv Ad