Sot nëse përmend emrin Skerdjan Dhuli të kujtohet automatikisht PD dhe Bashkia Himarë dhe anasjelltas. Çështë ky pasion ? Pse lidhet kaq fortë ky binom ?
●Në fakt është e thjeshtë lidhja ime me binomin PD-Bashkia Himarë.
E para është përkatësi politike, e cila me kalimin e këtyre dekadave është kthyer në identitet publik, padyshim krenarisht të pranuar edhe nga unë edhe pse jo të zgjedhur qëllimshëm, ndërsa e dyta është identiteti im genetik.
Unë jam i lidhur me rrënjët e mia, në një prej fshatrave të Bashkisë Himarë, ku ashtu si të parët e mi mbajtën lartë angazhimin intelektual e politik, edhe unë (e këtu nuk dëshiroj të jem as modest) vazhdoj në të njëjtën linjë.
Angazhimi elektoral në këtë bashki është detyrim jo vetëm për njerëzit që ndër vite më kanë mbështetur pa interes, po edhe ndaj të parëve të mi.
Ku buron historia politike e Dhulit (edhe pse ti do që pyetja të jetë në emër) ?
●Ehh ku buron. Në shtëpinë e gjyshit tim që për nga arkitektura i ngjante lehtësisht një kështjelle, kanë qenë 1600 libra e ku dhe muret e saj oshëtinin Poshtë komunizmi ! Aty u ndërtua edhe kështjella politike tek unë.
Unë jam produkt i një familje të përndjekurish politik të sisitemit komunist ku gjyshi im ishte ndër të parët e burgosur nga sistemi i kaluar si armik politik i atij sistemi.
Pra në njëfarë mënyre është trazhëgimi përkatësia e fibrës politike.
Na trego pak etapat e kësaj rruge që nuk besoj të jetë e lehtë ?
●Padyshim që angazhimi politik nuk është i lehtë. Ka kosto të larta dhe këto nuk janë kosto financiare por një konsum jo i vogël i imazhit personal e familjar.
E kam nisur duke ngjitur postera dikur, e më pas në forumet rinore, më pas në këshillin kombëtar të PD dhe paralelisht fushatat në qarkun e Vlorës si Bashkitë Himarë Sarandë e më gjerë.
Si reagon familja ndaj këtij angazhimi që duhet pranuar se nuk është i lehtë ?
●Hmm, ka qenë gjithmonë kundër sidomos gjatë studimeve të mia. Madje edhe kur doja të studioja shkencat politike, im at kundërshtoi duke më shtyrë të zgjidhja drejtësinë pikërisht të mos i hyja politikës. Kjo këmbëngulje u shua diku nga 2017. Aty u bindën se rruga ime nuk ishte thjeshtë ajo e një juristi që mbyllet në një zyrë dhe harton shkresa administrative.
A është bota e Skerdit e gjitha rreth politikës apo ka edhe fusha të tjera që e marrin një pjesë të kohës tënde ?
●Në pamje të parë po pasi unë kam zgjedhur që aspekti im publik ti përkasë jetës politike por kjo nuk nënkupton botën fundore të përkatësisë time.
Pastjetër që unë ashtu si çdo njeri kam pasionet e mia sepse duhet thënë që unë jam njeri që jetoj me pasionet. Duke jetuar me to, e gjej pikërisht tek këto të fundit edhe relaksimin që nevojitet pas politikës.
Një ndër to është edhe ecja maleve. Besoj i mjafton publikut (buzëqesh)
Ku fillon dhe mbaron pritshmëria jote ndaj politikës ?
●Nuk kam pasur kurrë pritshmëri në aspektin personal pasi unë nuk jetoj me politikën. Patjetër që politika është vokacioni im i kohës por kaq. Pritshmëria ime e vetme që njerëzve tju shërbehet. Dhe nuk kërkoj mrekulli por së paku shqiptarit normal mos ti mungojnë shërbimet bazike në përditshmërinë e tij dhe politika të jetë më e mirë. Një klasë politike më e mirë sot, ndërton një Shqipëri më të mirë nesër.
Si të duket vetja kur risheh një debat apo intervistë televizive tënden ?
● Jo gjithmonë e kam kohën ti rishohë edhe pse pothuajse në çdo rast mundohem ta korigjoj e përmirësoj veten.
Dhe për këtë më ndihmon edhe eksperienca ime e marketingut si punë e dikurshme.
Ke miq nga politika ? Themi miq të vërtetë.
●Interesante kjo. Shiko, unë ndër vite kam dëgjuar shumë teza për interesa e raporte pazari në politikë. Në fakt nuk bie shumë dakord me këtë legjendë sepse unë skam kompleks ta them që, PO unë kam miq. Ervin Salianji fjala vjen është miku im pa çmim në politikë. Dhe padyshim jam boll krenar me këtë raport sepse e konsideroj si një ndër të rinjtë që karrierën e ka ngritur mbi betejë dhe vërtetësi. e në politikë kush vjen nga beteja (elektorale e politike) nuk dështon kurrë.
Ç’mendon për të rinjtë e brezit tënd politikë dhe pse politika ka gjithnjë e më pak të rinj që rriten politikisht nga betejat politike?
●Partitë politike shqiptare fatkeqësisht ndër vite kanë një një ambient jo miqësor ndaj të resë. E reja në politikë është parë vëngër e me frikën se ajo trazon ujërat e estabilishmentit. Një gabim trashanik por fatkeqësisht realitet.
Këtu nuk përjashtohet as fakti që një pjesë e zë rinjve që janë katapultuar në politikë duke mos ardhur nga beteja (siç thashë më sipër) janë kthyer në kopje të shëmtuara të xhaketave të vjetra duke goditur besimin se rinia sjell ndryshim.
Padyshim që fibra politike, betejat elektorale, arsimi dhe geni politik nuk duhen anashkaluar edhe në këtë rast.
Meqë jemi tek betejat. Ju kam dëgjuar që betejën e bashkisë Himarë e keni cilësuar si betejën politike të jetës deri tani. Duket e habitshme. Pse kështu ?
●Po, Bashkia Himarë ka qenë beteja ime e jetës në politikën e derisotme. Kjo sepse Bashkia Himarë kishte nevojë jetike për ndryshim, dhe ky ishte momenti ideal që ky ndryshim të bëhej realitet. Nëse nuk ndodhte tani, nuk do ndodhte kurrë më. Pra luajtëm all-in në politikë dhe ja dolëm përkundër kushteve tërërisht të pafavorshme në terrenin politik.
Duhet pranuar se unë fushatat politike kundër këtij pushteti nuk i kam të sotme, pra i kërkasin 15 viteve të fundit të jetës time.// Intervistoi: Fationa Molla