Skocia turpëron kuqezinjtë në shtëpi

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa shpresat për një fitore, ndaj një Skocie të dobët në fushë ishin të shumta, kombëtarja shqiptare u mposhtur në shtëpinë e saj me rezultatin e thelle 0 me 4. Një humbje katastrofike, përballë kombëtares skoceze, e cila dominoi të gjithë takimin. Golin e parë për skocezët e shënoi Frajser, vetëm 14 minuta nga fillimi i ndeshjes. Ndërkohë kapiteni Mërgim Mavraj u beri edhe më të thjeshtë fitoren kundërshtarëve, duke e lënë fushën e lojës me karton të kuq, pas një gjesti jo sportiv në minutën e 22- të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 2, pas një penalltie për skocezët e cila do të shndërrohej në gol nga Fleçer. 45 minutat e dyta ishte protagonist Forrest, i cili me dopietën e tij vulosi fitoren e skocezëve. Një fitore e merituar kjo e skocezëve në “Loro Boriçi”, përballë një Shqipërie e cila nuk arriti godiste asnjëherë në 90 minuta në kuadratin e portës së kundërshtarit.

 

Në konferencën pas ndeshjes Panucci ka marrë përgjegjësinë për humbjen, duke thënë se ishte vetëm faji i tij.

 

Christian Panucci: “Është vetëm faji im, jam unë përgjegjës për këtë skuadër, përgjegjësitë bien mbi trajnerin dhe është e drejtë që të gjitha kritikat të jenë mbi mua. Lojtarët bërën gjithçka që mund të bënin, faji është vetëm i imi, nuk ndihem i tradhtuar”.

 

Por i pyetur për një dorëheqje te mundshme, Panucci ka thënë se nuk mendon se është koha për tu larguar. Jo, unë nuk e mendoj se është koha për të dhënë dorëheqjen, nëse presidenti duka nuk ka më besim te trajneri mund ta bisedojmë. Humbja shokuese e mbrëmjes së te shtunës në “Loro Borici”, i ka dhënë fund rrugëtimit të kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

 

Zjarr Tv Ad