Skrapari letër KQZ: Do marrim nën administrim ambientet e KZAZ pa asnjë tolerim

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i bashkisë së Skrapar në një letër drejtuar KQZ, është shprehur se do marrin nën administrim ambientet ku janë vendosur KZAZ-të pas asnjë tolerim.

“Ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur qё të marrim nën administrim ambientet ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit  dhe gjejmë rastin t’ju kujtojmë se me qëndrimet tuaja të paligjshme, jeni duke cenuar rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore,”-shkruhet në letër.

Kryebashkiaku Nesim Spahiu thotë dekreti i presidentit Meta është i detyrueshëm për tu zbatuar, duke theksuar se data e zgjedhjeve vendoset nga Presidenti dhe jo nga Partitë politike apo KQZ.

“Nuk ekziston asnjë akt që të ketë njoftuar shfuqizimin e Dekretit nr. 11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës. Nëse ju dispononi një akt të tillë, ju lutem na e bëni me dije. Deri atëherë, Dekreti i Presidentit është i detyrueshëm për zbatim, sepse ai është autoriteti i vetëm kushtetues që vendos kur zhvillohen  votime në Shqipëri. Datën e zgjedhjeve vendore nuk e cakton as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), as njësia e qeverisjes vendore, as Kryeministri, as Policia e Shtetit dhe as partitë politike. Ajo është kompetencë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës, si autoriteti që përfaqëson unitetin e popullit,”-shkroi Spahiu.

Ndërsa theksoi se KQZ po merr tagrat e Gjykatës Kushtetuese dhe po vepron sipas urdhrave politikë.

“Fakti që KQZ ka vendosur të marrë tagrat e Gjykatës Kushtetuese, apo sistemit gjyqësor, dhe në shkelje të Kushtetutës e ligjit, të veprojë sipas urdhrave politik, nuk nënkupton që edhe njësitë e qeverisjes vendore të ndjekin KQZ-ne në këtë absurd kushtetues, ligjor e logjik, që po cenon sigurinë në vend dhe stabilitetin demokratik të Shqipërisë,”-shtoi ai.

Zjarr Tv Ad