Skuadra e Ballkanit padit mediat dhe kërkon pesë milion euro dëmshpërblim

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra kosovare e Ballkanit e cila nën drejtimin e Ilir Dajës arriti të shpallej kampione sezonin e shkuar në Kosovë, nuk e ka pritur mirë një lajm të përhapur në disa media. Sipas klubit nuk është e vërtetë ajo që shkruhet në disa media se futbollistët e Ballkanit kanë 3 muaj pa u paguar dhe për këtë arsye ata kanë vendosur të ndërmarrin edhe hapa ligjore.

REAGIM: Të dashur tifozë të klubit tonë dhe i gjithë komunitet sportiv,

Në momente kulmore të përfaqësimit te shtetit tonë i cili dita ditës po konsolidohet, jo vetem ne rrafshin politik, por ne veçanti në atë sportiv.

Atëherë, kur klubet po pëpiqen të organizohen sa më mirë me qëllim të vetëm qe të përfaqësojnë shtetin, disa nga mediumet kanë përhap dezinformata kinse klubi ynë FC Ballkani nuk i ka paguar lojtarët 3 muaj.

Lidhur me këto lajme të rrëme ne i’u kemi bërë padi mediumit  i cili  e ka botu këtë lajm të pavërtetë.

Vlen të theksohet së FC Ballkani vlerëson lartë kontributin e mediave në promovimin e futbollit, por kur ndodhin lajme të këtilla të rreme të cilat prekin dinjitetin e klubit, ne si klub kemi përgjegjësi publike të reagojmë duke demantuar çdo pretendim të këtij lloji.

Zjarr Tv Ad