Skuadra e shqiptarëve solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lokomotiva e Zagrebit mori një fitore të madhe në javën e 17-të të Superligës kroate. Ekipi ku aktivizohen shumë talente të kombëtares shqiptare mposhti 4-0 Gorican, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 3 me 28 pikë. Herojtë të Lokomotivës ishin edhe dy shqiptarët, Myrto Uzuni i kombëtares kuqezi dhe Lirim Kastrati, që shënuan golat e avantazhit të dyfishtë. Në këtë sfidë u aktivizuan edhe dy lojtarët tjerë të kombëtares shqiptare, Jon Mersinaj dhe Enis Cokaj. Pas fitores, nuk mungoi as dedikimi për Shqipërinë, e cila po kalon momentet më dramatike të historisë së saj pas tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 49 personave.

“Një fitore e madhe u kushtohet miqve tanë të dashur në Shqipëri,” janë fjalët që shoqërojnë fotografinë e lojtarëve shqiptarë të Lokomotivës.

Një tjetër lojtar shqiptar që aktivizohet me të rinjtë e Lokomotivës është edhe lojtari i kombëtares, U-20, Albion Marku.

Zjarr Tv Ad