Slogani i zgjedhjeve në Slloveni, “Votoni për ne, që të mos përfundojmë si Shqipëria”

0
8

Keqqeverisja, kriminaliteti dhe shndërrimi e Shqipërisë në një laborator droge i ka kaluar tashmë kufijtë e vendit tonë.
Në Slloveni, forcat politike bëjnë fushatë me sloganin: “Votoni për ne që Sllovenia mos bëhet si Shqipëria”.
Një slogan i cili nuk fyen aspak qytetarët shqiptarë dhe as Shqipërinë, por tregon me gisht pushtetarët shqiptarë.
Sloganit të përdorur nga “Domovinska liga”, kërkon t’u tregojë qytetarëve slovenë që të votojnë forcën e duhur në mënyrë që Sllovenia të mos bjerë në duart e gabuara dhe më pas ata politikanë ta shndërrojnë atë njësoj si pushtetarët shqiptarë bënë me Shqipërinë.
Foto nga fushata elektorale në Slloveni: