Sloganin i qeverisë për turizmin/ Daily Mail: Të kujton filmat me krim

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fushata e re për turizmin në Shqipëri, e publikuar së fundmi nga ministria e Turizmit, nën sloganin ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’ duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja për kuptimin që mbart në vetvete. Por pas mediave të shumta ndërkombëtar, siç ishte edhe amerikanja online ‘Quartzy’, e cila  e cilëson si jo të përshtatshëm sloganin dhe videon e publikuar në faqen zyrtare së kësaj ministrie, pasi sipas saj nuk është në favor të vendit të tërhiqet vëmendja duke përmendur trafikimin njerëzor, edhe prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull kësaj gjëje.

Në titullin ‘Rrëmbeu nga Shqipëria’: Shefat e turizmit të vendit zgjedhin një slogan që e lidh atë me filmin e Liam Neeson rreth trafikimit seksual”, Daily Mail ndër të tjera shkruan:

Është slogani i një bordi i turizmi që promovon vendin e tij duke iu referuar një filmi që flet për rrëmbime dhe trafik prostitucioni. Kjo është ajo që ka bërë Shqipëria me ‘Be taken by Albania’.

Kjo lidhet me filmin e 2008 të Liam Neeson, ‘Taken’, i cili flet për shqiptarët, trafikun e prostitucionit, reputacinit kriminal dhe e fton aktori irlandezo-verior ta vizitojë atë.

Në kulturën popullore Shqipëria shihet si parajsa e grabitjeve, kriminaliteti dhe bandave.

‘Ndërkohë ne e kuptojmë se perceptimi mund të sjellë filma të bukur. Taken është totalisht i pavërtetë. Në realitet, Shqipëria është një vend i bukur dhe i sigurtë për tu vizituar dhe jetuar’, thonë nga bordi i turizmit.

Në një intervistë për ‘The Guardian’, aktori Neeson shpjegoi se si përdhunimi i një shoku, 40 vjet më parë, e kishte çuar në një moment çmendurie dhe ku kishte menduar edhe hakmarrjen kundër çdo personi të zi që kishte hasur atë natë.

Kjo, thotë ai, e kishte ndihmuar të luante edhe rolin e një njeriu hakmarrës për vrasjen e djalit të tij.

Bordi shqiptar i turizmit mund të shpresojë që shoqatat të bëjnë fushatën e tyre me aktorin e famshëm, duke shtuar se, “nuk ka publicitet i keq”.

10 sloganet më të bukura të turizmit

Xhibuti – ‘Djibeauty’

Skocia – ‘A spirit of its own’

Maroku – ‘Much mor’

Kepi i Gjelbwr – ‘No stress’

Greqia – ‘All time classic’

Letonia – ‘Best enjoyed slowly’

Argjentina – ‘Beats to your rhythm’

Norvegjia – ‘Powered by nature’

Austria – ‘Arrive and revive’

Turqia – ‘Be our guest’

10 sloganet më të shëmtuara të turizmit

Hungaria – ‘Think Hungary more than expected’

Sllovakia – ‘Travel in Slovakia – good idea’

Lituania – ‘Real is beautiful’

Tunizia – ‘I feel like Tunisia’

Qiproja – ‘Cyprus in your heart’

Hondurasi – ‘Everything is here’

Ekuadori – ‘All you need is Ecuador’

Uruguaj – ‘Uruguay natural’

Katari – ‘Where dreams come to life’

Luksemburgu – ‘Live your unexpected Luxembourg’

 

 

Zjarr Tv Ad