Socialistët e marrin me ‘nxitim’ zgjedhjen e presidentit të ri, kur do të mbahet seanca e radhës

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialistët pritet që të kërkojnë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve mbajtjen e seancës së raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit ditën e shtunë.

Në ndryshim nga pritshmëritë se raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit do të konsumohej të hënën, burime i thanë Fax News, se seanca do të bëhet të shtunën, për shkak të axhendës së kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Ditën e premte Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë, në orën 17:00 të pasdites, ku do të diskutohet në lidhje me emrin e presidentit të ri të vendit. Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje do të jetë i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama, pas kthimit të tij nga një vizitë zyrtare në SHBA.

Pas mbledhjes së Kryesisë, do të ketë dhe një mbledhje të grupit parlamentar, ku pritet të nisë edhe mbledhja e firmave të deputetëve, për të paraqitur zyrtarisht kandidaturat në Kuvend. Që një kandidaturë të jetë e vlefshme, ajo duhet te këtë mbështetjen e së paku 20 deputetëve.

Tashmë socialistët kanë mundësi që të zgjedhin të vetëm emrin e presidentit të ri të vendit, duke qenë se Kushtetuta parashikon që kreu i shtetit në raundin e katërt dhe të pestë mund të zgjidhet me 71 vota deputetësh.

Palët dështuan që të gjenin një marrëveshje me bazë të gjerë për pasuesin e Ilir Metës në Presidencë, me opozitën e përçarë, ku një pjesë u bë palë në proces, dhe pjesa tjetër mbeti e përjashtuar.

I vetmi kusht përjashtues deri tani për presidentin e ri të vendit, është që ai të mos jetë pjesë e grupit parlamentar të PS-së.

Zjarr Tv Ad