Socialistët të gatshëm për bashkëpunim me PD, Gogu: Nuk duam të bëjmë pazare

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialisti Toni Gogu ka thënë në prag të nisjes së këtij sesioni të ri parlamentar ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me kolegët e opozitës, por të bashkëpunojnë dhe jo të bëjnë pazare.

I pyetur nga gazetarët në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Gogu u shpreh se ata janë kolegë me demokratët dhe do të bëjnë gjithçka që agjenda evropiane së pari, por dhe çështjet e tjera, të përmbushen me sukses.

“Ne do të vazhdojmë të drejtojmë mandatin që na kane besuar shqiptarët. Me opozitën jemi kolegë, nuk bëjmë pazare, ne zgjedhim bashkëpunëtorë pune. Që agjenda jonë të përmbushet me sukses”, u shpreh deputeti socialist.

Kur gazetarët i thanë se me cilin nga tre grupimet në Partinë Demokratike do të bashkëpunojnë, Toni Gogu theksoi se “Kushdo nga kolegët të jetë gati (për ndryshimet për integrimin evropian) ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta.”

Zjarr Tv Ad