‘Socializmi, filozofi dështimi’,Vasili kujton thënien e Çurçillit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili përmes një reagimi në “Facebook” ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’, ndërsa thekson se vendit nuk i duhet ‘socializmi i neveritshëm i rilindjes’. Sipas Vasilit, gjithçka që bën rilindja është një dështim, ndërsa kujton një shprehje të kryeministrit britanik Winston Çurçilli.

“Na duhet nje integrim europian i shpejte dhe qe çon ne nje kapitalizem te qendrueshem, konkurues e qe sjell begati dhe kurren e kurres nuk na duhet socializmi i neveritshem i rilindjes qe sjell mizerje, varferi dhe autoritarizem qe shkaterron shtetin ligjor dhe lirine e individit.

Gjithshka, qe rilindja ben e thote eshte thjesht nje deshtim me i rende se sa ai i nje dite me pare,nje dite mjerimi me shume dhe nje psheretime skamjeje me e dhimbshme dhe akoma me dramatike se sa ajo qe kemi lene pas.
Lexojeni ç’thote Çurçilli i madh dhe alarmohuni per ate qe po ndodh ne Shqiperi.
“Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë”.
Uinston Çurçill”, shkruan Vasili.

Zjarr Tv Ad