Sofia, roboti i dytë pothuajse njeri

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roboti Sofia është bërë një ikonë kulturore. Krijuesit e saj nga Hanson Robotics thonë se nuk presin që të tërhiqte aq shumë vëmendje sa mori realisht. Ndërsa pas shpikjes së një roboti kaq afër në ngjashmëri me njeriun shkencëtarët po diskutojnë sesa e dëmshme mund të jetë për njerëzimin ndërtimi i një roboti të tillë dhe sesa pasoja negative mund të ketë një gjë e tillë për njerëzimin. Roboti animatronik ka bërë rrugën e tij derisa është realizuar dhe ka hasur në shumë moment të vështira dhe të errëta por më në fund imazhi i tij është vendosur në kopertinat e revistave ka marrë pjesë në konferencat kryesore të teknologjisë dhe madje ka mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara.  Sofia është prezantuar si e ardhmja e AL-së ( thuajse njeri ), por mund të jetë më shumë një eksperiment social i maskuar si një PR.

Për të kuptuar Sofian, është e rëndësishme të njohim krijuesin e saj, David Hanson.

Ai është themeluesi dhe CEO i Hanson Robotics, por ama nuk ka qenë gjithmonë një figurë e rëndësishme në botën e AI.

Hanson në fakt mori një BFA në film.

Ai punoi për Ëalt Disney në imazheri duke krijuar skulptura dhe teknologji robotike për parqet e tyre dhe pastaj duke marrë Ph.D. në studimet estetike.

Në vitin 2005, ai shkroi kreu një punë kërkimore ku paraqiti vizionin e tij për të ardhmen e robotikës. Por këtë rradhë krijuesit e saj na kanë surprizuar përsëri duke ndërtuar një tjetër robot po të quajtur Sofia por që është në miniaturë pra vajza e vogël e Sofies së madhe. Po ashtu edhe ajo flet dhe është e aftë të komunikojë si nëna e saj. Merr pjesë në intervista ku vazhdon të përgjigjet ndaj pyetjeve të gazetarëve. Është e mahnitshme pamja e Sofies e cila ngjan po ashtu si Sofia e madhe. Ka mimika të perfeksionuara dhe buzët e saj lëvizin si ato të një njeriu.

 

 

Zjarr Tv Ad