Soko-Ramës: Ti ke vjedhur gjithmonë paratë tona! Abuzim ekstrem me energjinë në kohë përmbytjesh

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv përmbytjet në vend dhe skandalin e qeverisë që importon energji me çmim të lartë dhe në të njëjtën kohë e shet shumë lirë.

Eksperti Pano Soko tha se qeveria është e papërgjegjshme ndërsa shtoi se përdorin skema në sektorin energjetik për të pasuruar veten.

“S’ka përgjegjshmëri. I njëjti muhabet, u përmbytëm këtë vit, e njëjta dhe vitin tjetër. Paratë shkojnë në disa xhepa. Ishte parashikuar që do kishte përmbytje.”-tha Soko.
>Duke u ndalur tek energjia elektrike, Pano Soko tha se po shitet lirë ndërkohë qeveria po blen sërish me çmim shumë të lartë.

“Model që ju sjell atë që duan këta. Rama po vjedh gjithmonë. Lojërat e fjalëve që bën ai nuk na çojnë asgjëkundi. Hajde të diskutojmë pak për lekët. Ku janë lekët? Halli këtu është, e shet energjinë me 80 euro dhe e blen me 200 euro sot që jemi të përmbytur. Ku shkojë këto para?”-tha Soko.

Zjarr Tv Ad