Sokol Cikalleshi ka shënuar dopietë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sokol Cikalleshi vazhdon të shënojë në Turqi. Sulmuesi i kombëtares kuqezi u transferua në merkaton e Janarit tek skuadra e Akhisasport, një lëvizje që i garantoi 28-vjeçarit rolin e titullarit. Sulmuesi kavajas realizoi një dopietë personale në ndeshjen e Kupës së Turqisë, ku Akhisarsport fitoi me shifrat 3-1 përballë Kasimpasa. Goli i parë për Cikalleshin erdhi në minutën e 41. Sulmuesi shtatlartë fiton duelin me mbrojtësin kundërshtar duke realizuar një gol mjaft të bukur me kokë. Gjithsesi futbollisti i kombëtares nuk ndalet me kaq pasi në fillimin e pjesës së dytë realizoi një gol të mrekullueshëm duke marrë edhe duartrokitjet e publikut vendas. Dy golat e tij e ndihmuan skuadrën e Akhisaspor që arriti një fitore me mjaft peshë. Forma e mirë që po kalon Cikalleshi është një lajm pozitiv edhe për kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve eliminatore të Euro 2020 që do të startojnë në muajin Mars.

Zjarr Tv Ad