Sokol Mjacaj dhe Ilir Kupa kundërshtojnë vendimin e Ulsi Manjës për izolimin e tyre në regjimin 41 Bis

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj dhe i burgosuri Ilir Kupa kanë kundërshtuar vendimin e Ulsi Manjës për vendosjen në regjimin 41 Bis.

Ata kanë ankimuar vendimin e Ministrit të Drejtësisë në Gjykatën e Posaçme.

Vendimi për vendosjen në regjimin e posaçëm “bis 41” të të famshmit të bandës së “Babagjyshëve”, Alber Kupa alias Ilir Kupa, u mor më 21 Dhjetor, me urdhër të ministrit Manja.

Ndërsa për Sokol Mjacaj, vrasësin e dy turistëve çek Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, u mor më 15 Dhjetor, ditën kur edhe i riu vrau në qeli të dënuarin tjetër me burgim të përjetshëm Arben Lleshi pasi mësoi vendimin ndaj tij.

Gjithashtu i plagosur mbeti edhe i burgosuri tjetër, Indrit Shaqja.

Zjarr Tv Ad