Njëzetenjë drejtues të institucioneve të pavarura i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi për përgjysmimin e pagës për tre muaj, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.
Po ashtu Ruçi u ridrejtoi thirrjen edhe tetë institucioneve që nuk kanë reaguar ende.
Institucionit që iu përgjigjën thirrjes së Ruçit
Shumica e titullarëve të institucioneve u përgjigjën menjëherë dhe shkuan më tej se thirrja e Kryetarit të Kuvendit.
1-Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës.
2-Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përveç përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.
3-Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020.
4-Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përveç anëtarëve të Këshillit, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli, të cilët u solidarizuan, ua përcolli thirrjen të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare.
5-Nga Bordi i Komisionit të Prokurimit Publik, përveç Kryetares Evis Shurdha, u solidarizuan edhe anëtaret Enkeleda Bega, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj.
6-Nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare u solidarizuan Kryetari Ervin Mete dhe dy anëtarët, Idlir Gjata dhe Deniz Dërralla.
7-Nga Autoriteti i Mediave Audioviozive, u solidarizuan Kryetari i Bordit Gentian Sala dhe Zëvendëskryetari Sami Nezaj.
8-Nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare u solidarizuan të gjithë anëtarët e Këshillit.
9-Avokatja e Popullit Erinda Ballanca;
10-Këshilli Lartë i Prokurorisë;
11-Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj;
12-Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi;
13-Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha;
14-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti;
15-Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj;
16-Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli;
17-Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani;
18-Komisioneri për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dervishi;
19-Kryetarja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit , Gentjana Sula;
20-Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit, Kristaq Traja;
21-Kryetari i Entit Rregullator të Ujrave, Ndriçim Shani.
Nuk i janë përgjigjur thirrjes së Ruçit
1-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;
2-Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri;
3-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi;
4-Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi;
5-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit;
6-Kolegji i Posaçëm i Apelimit;
7-SPAK
8-Gjykata Speciale.
Edhe pse Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, nuk iu drejtua atyre me emër, përmendja e këtij fakti është një kritikë për ta, edhe pse morale. Sepse e tillë ishte edhe thirrja, e cila u drejtohej ndërgjegjes së zyrtarëve të lartë.