Solidarizohet Kastrati Group: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shoh veç ai lart!”

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi.

Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë.

E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë pagese nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!

Solidarizohemi me personat dhe familjet e prekura nga tërmeti dhe urojmë më të mirën për të gjithë në këto momente të vështira! U shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur të shtrenjtët e tyre dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve!
Jemi pranë çdo individi dhe çdo familjeje në nevojë në këto momente të vështira. Kastrati Group, ka ngritur një grup të përbashkët vullnetarësh në emër të të gjitha kompanive të grupit, në drejtimin e ALBSIG, të cilët do të jenë në dispozion dhe të shpërndarë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Për çdo ndihmë që mund t’ju nevojitet mund të na kontaktoni në numrat: +355 4 22 54 770; +355 68 21 62 603; +355 68 20 52 744 #foralbanias #sebashku #pershqiptaret #sebashkupershqiptarer #kastratigroup

Zjarr Tv Ad