Sondazhi/ Cili lider pëlqehet më shumë në qarkun Tiranë

0
858

Në matjet e dyta politike të bëra nga Barometri në Euronews Albania, qytetarët e Tiranës janë pyetur për pëlqyeshmërinë e 11 liderëve politikë që janë në garë për zgjedhjet e 11 majit sipas fletës zyrtare të KQZ.

Për Edi Ramën, në këto matje në qarkun e Tiranës janë 50,4 % e qytetarëve që kanë pëlqyeshmëri pozitive, i dyti renditet Sali Berisha me 31,9 %, të të anketuarve që kanë mendim pozitiv për të; i treti Agron Shehaj me 31,7 për qind të të anketuarve që kanë mendim pozitiv për të, i katërti Lapaj, me 29,7% të mendimit pozitiv për të; Qori me 27,6% mendim pozitiv për të.

Nga krahasimi me matjet e muajit shkurt 2025 në këtë matje të dytë të muajit mars, pëlqyeshmëria për Ramën është pak a shumë në të njëjtat nivele nga 50,3, në 50,4%; Berisha, 28.2% shkurt, 31.9% mars; Shehaj, 29.9% shkurt, 31.7% mars; Lapaj, 29.3% shkurt, 29.7% mars; Qori, 25.2% shkurt, 27.6% mars; Basha, 12.7% shkurt, 10% mars.

Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 mars deri në 3 prill 2025, ku janë pyetur 1000 qytetarë.

Zjarr Tv Ad