Soni Malaj ka rrëfyer arsyen pse është ndarë nga ish-bashkëshorti: Marrëdhënia ime e re…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Soni Malaj, ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh”, ku ka bërë një rrëfim të sinqertë rreth jetës së saj, duke e nisur që nga fëmijëria, që e ka kaluar në Tropojë, e deri tek marrëdhënia me partnerin e saj aktual, Klevin.

Gjithashtu, këngëtarja ka folur edhe për divorcin me balerinin Italian, Mirko. E pyetur nga Arditi, nëse ka pasur si qëllim për të marrë pasaportën italiane nga martesa me Mirkon, Soni është shprehur se; ajo nuk ka as letrat italiane, por vetëm vajza e saj ka pasaportën e shtetit fqinj.

Lidhur me divorcin që bëri bujë, këngëtarja është shprehur se; nuk ka pasur tradhëti, por diçka më të madhë dhe më të thellë.

“Njerëzit kanë shumë ideale patriotike që më duken patetike tani. Nuk ka pasur tradhti, janë disa gjëra të tjera që thellë-thellë janë më të mëdha”, është shprehur Malaj.

Këngëtarja ka pohuar se; me Mirkon ka një raport të mirë, që si fillim është krijuar për shkak të vajzës së tyre, Anës, por tashmë po përpiqen të krijojnë një marrëdhënie sa më korrekte, sepse duan apo nuk duan, do të jenë gjithnjë pjesë e njëri-tjetrit.

Soni foli për marrëdhënien e saj me djalin nga Vlora, Klevin. Ajo tregoi se më të ka 6 vite e lidhur dhe se prej 1 viti, ata bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.

“Me Klevin kemi 6 vite bashkë. E kemi marrë ngadalë marrëdhënien dhe pas 5 viteve, ne vendosëm të bashkëjetonim. Bashkëjetojmë prej më shume se 1 viti. Ajo çfarë vlerësoj tek Klevi, është se më ka pranuar me diferencat e mia, me të mirat e të këqijat dhe unë prapë i dukem e mrekullueshme dhe kjo me pëlqen shumë. Klevi vlerëson femrat që ja dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për një mashkull për t’i shtruar rrugën. Ai ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin”, u shpreh këngëtarja.

“Është përfundimisht shpirti im binjak, pavarësisht se është nga Vlora”, shtoi këngëtarja duke qeshur.

Zjarr Tv Ad