Soni Malaj rrëfen vështirësitë e karrierës: Jam paragjykuar se jam nga Tropoja, më thonin maloke…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Soni Malaj, është padyshim një ndër artistet e preferuara për publikun shqiptar. Prej vitesh, këngëtarja është aktive në tregun muzikor shqiptar dhe ka ditur mjaft mirë si t’i rezisojë viteve dhe prurjeve të reja.

E njohur për natyrën e saj të rezervuar, Soni rrallë herë flet për jetën e saj private. Së fundmi, ajo ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është ndeshur gjatë karrierës së saj, duke treguar se është ndeshur me paragjykime në lidhje me origjinën e saj, Tropojën.

“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, ka thënë ajo për emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”.

Gjithashtu, gjatë intervistës Soni nuk la pa përmendur edhe një pjesë tepër të rëndësishem të jetës së saj, mësimet që ajo ka marrë nga babai i saj i ndjerë.

“Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mosseriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter”.

Zjarr Tv Ad