Sonila Bejtja betohet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese sot në Presidencë…

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, pritet të betohet sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Përmes një njoftimi, Presidenca bën me dije se; zonja Sonila Bejtja, është thirrur sot, në orën 12:30.

Sonila Bejtja, të vetmin angazhim si juriste ka atë të punës si notere, që prej vitit 2001. Pjesa më e madhe e eksperiencës së saj, është në shitje pronash, makinash, banesash dhe noterizim dokumentesh.

Bejtja, ishte përzgjedhur në listën e kandidatëve të Presidentit Meta, për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Emërimi është bërë pasi juristja notere, është shprehur qartazi publikisht pro veprimit të Presidentit, për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Zjarr Tv Ad