Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet Soreca: “5 qershori” kusht për negociatat, të miratohet

Soreca: “5 qershori” kusht për negociatat, të miratohet

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Votimi i marrëveshjes së 5 qershorit për reformën elektorale është konsideruar kusht për negociatat e integrimit. Me këtë mesazh të dhënë në Vlorë ambasadori i BE-së Soreca, i ka konsideruar ndryshimet e Kushtetutës si tejkalim i këtij pakti. Duke saktësuar se për këtë duhej të ishin zhvilluar konsultime, ai thekson se për to duhet gjetur mekanizmi gjithëpërfshirës.Në ditën që Tirana ziente nga zhvillimet politike, zëri zyrtar i Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasdori Luigi Soreca u ka bërë thirrje që të zbatojnë marrëveshjen e 5 qershorit duke e votuar sa më shpejt në Kuvend. “BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit. Ka qenë proces gjithëpërfshires. Është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet. Ky është prioriteti kryesor. Ndaj ftojmë parlamentin që ta votojë.”Nga Vlora, Soreca i cili së bashku me ambasadoren e SHBA-së Kim dhe atë britanik Norman, i përsëriti politikës shqiptare se pa reformën zgjedhore nuk ulen në një tryeze me BE. “Reforma zgjedhore është kusht kusht kyç për fillimin e negociatave të anëtarësimit, kjo është bërë e qartë edhe në përfundimet e këshillit në mars 2020. Pa ketë kusht, Shqipëria nuk mund të ulet në konferencen e parë ndërqeveritare.” Për ndryshimet kushtetuese që hapin listat dhe ndalojnë koalicionet zgjedhore, Ambasadori tha se nuk janë pjesë e rekomandimeve, ndaj rekomandoi dialog me mekanizmin e marrëveshjes së 5 qershorit.“Kemi parë që janë bërë disa propozime shtese, të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese për sistemin zgjedhor. Këto nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE ODIHR, pra janë jashtë tyre.  Sipas orientimeve të Venecias e OSBE këto ndryshime për sistemin zgjedhor do të kërkonin që të bëheshin konsultimet e duhura. Ne natyrisht  e njohim rolin e parlamentit për sistemin zgjedhor. Ne inkuratojmë të gjitha palët e përfshira që të vijojnë diskutimin, dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe të njejtin mekanizëm gjithëpërfshirës për marrëveshjen e 5 qershorit”.Kjo është deklarata e dytë e fortë e dhënë për tensionet politike, ku dhe nënkryetari i CDU-CSU paralajmëroi ndërprerjen e negociatave të integrimit nëse ndërhyhet tej marrëveshjes së 5 qershorit.

Zjarr Tv Ad