Soreca: 50 inxhinierë janë në terren në Durrës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqiperi Luigi Soreca ka shprehur solidaritetin e tij për të gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti. Në një deklaratë për mediat, ai tregon se janë një ekip prej 50 inxhinierësh që po bëjnë të pamundurën për të vlerësuar dëmet e banesave të dëmtuara në qytetin e Durrësit.

Ne jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin tonë. Është koha që qytetarët shqiptarë të kuptojnë se po bëhet gjithçka për ta në terren. Jemi një ekip prej 50 inxhinierësh që janë në Durrës dhe në zona të tjera të vendit të prekura nga tërmeti. Inxhinierët do të vlerësojnë dëmet dhe më pas do të jepen vlerësimet. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se cilat janë banesat e sigurta dhe cilat jo”, përfundon Soreca.

Zjarr Tv Ad