Soreca: Forconi kapacitetin e institucioneve të pavarura

0
1

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca kërkoi rezultate të prekshme për pavarësinë e institucioneve. Gjatë takimit me drejtuesit e 21 institucioneve të pavarura, të cilat raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë, Soreca tha se Shqipëria duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura, pasi janë instrumente për plotësimin e prioriteteve kyçe të vendosura nga BE.

“BE ka mirëpritur mekanizmin e monitorimit parlamentar dhe kemi parë dhe hapat që janë ndërmarrë për forcimin e këtij mekanizmi. Raportimi i kreut të Kuvendit tregon këto gjëra ë ka ndodhur. Por është e rëndësishme të arrijmë rezultate të prekshme në publike. Kërkojnë një angazhim të fortë politik e teknik. Institucionet e pavarura janë kyçe për zhvillimet demokratike dhe mishërimin e vlerave të BE. Institucionet e pavarura janë instrumente për progresin e reformave apo prioriteteve kyçe që ne i monitorojmë”, tha Soreca.

Sipas tij, është arritur progres në disa fusha por ka sfida të rëndësishme që duhen trajtuar.
“Shqipëria duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura, nevoja për të trajtuar boshllëqet në kuadrin legjislativ dhe mënyrën si funksionojnë buxhetet dhe burimet njerëzore. Thelbësore për BE që parlamenti dhe qeveria të marrin masat e duhura për punën e mëpasshme të rekomandimeve për institucionet e pavarura. Inkurajojmë ta ruani qasjen gjithëpërfshirëse”, deklaroi ambasadori i BE.