Soreca i dorëzon Manastirliut skanerin me vlerë 750 mijë euro: BE do vazhdojë t’ju mbështesë ashtu siç bëri edhe pas tërmetit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca i ka dorëzuar ditën e sotme ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu një skaner CT me vlerë 750.000 euro.

Soreca ka dhuruar skanerin si pjesë e mbështetjes së BE për Shqipërinë në përmballjen e luftës kundër Covid.

Ministrja ka falenderuar Sorecën, teksa është shprehur edhe që të hënën do të vijnë 9 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Ne persim javën që vjen rrreth 9 mijë doza Pfizer. Edhe me të moshuarit kemi filluar vaksinimin dhe janë më shumë se 4 mijë të vaksinuar. Dhe janë më shumë se 20 mijë të vaksinuar. Kemi besim që do tja dalim se sa më shpejt që muajve të verës të jemi sa më të relakasuar,” tha Manastirliu.

Ndërsa Soreca tha se BE është dhe ka qenë gjithmoë në mbështetje të Shqipërisë.

Ju duhet të mbështeteni te BE se ne do të vazhdojmë. Do ju ndihmojmë edhe me Covax. Ne nuk do ta lejmë Shqipërinë që të mbetet vetëm sic bëm pas tërmetit edhe në pandemi. Covid është një sëmundje serioze unë jam dëshmitar dua tu bëj thirrje të gjithëve të tregohen të përgjeshëm,” tha Soreca.

Zjarr Tv Ad