Soreca kërkon dialog mes ‘opozitave’ dhe mazhorancës

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, ka kërkuar dialog të gjerë si mes opozitës, brenda dhe jashtë parlamentit, por dhe me mazhorancën. Edhe një herë përmes mediave ai ka bërë apel për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore Ditën kur Rudina Hajdari dhe Nimet Musaj morën në drejtim 2 grupet e reja parlamentare, kreu i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, bëri thirrje për dialog mes 2 opozitave, asaj në Kuvend dhe tjetrës jashtë parlamentit. Madje duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve vendore, ai shprehu rëndësinë e  bisedimeve me mazhorancën.

Luigi Soreca: Ne shpresojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne kërkojmë që opozita të jetë prezente. Tani është koha për dialog. Opozita duhet të dialogojë jo vetëm mes palëve të veta, por edhe me qeverinë për tu futur në zgjedhje. 

Këto deklarata, kreu i delegacionit të BE i bëri pas takimit me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

Soreca shtoi se mbrojtja e të dhënave është e rëndësishme sepse ndihmon në procesin e sundimit të ligjit.

 

Zjarr Tv Ad