Soreca: Koha që palët të dialogojnë, shqiptarët duan integrimin

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka rekomanduar dialogun sërish për politikën shqiptare për të bërë përpara në rrugën e integrimi europian. Në një postim në “Twitter” me rastin e vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE në Tiranë, Soreca vlerëson progresin e bërë nga qershori i kaluar por thotë se mbetet ende punë deri në qershor kur pritet dhe vlerësimi për Shqipërinë.

“Shqipëria ka bërë progres domethënës që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për të bërë deri në qershorin e ardhshëm. Tani është koha që të kapërcehen dallimet partiake dhe të angazhoheni në dialog. Për të ruajtur interesat e shqiptarëve të cilët duan të vazhdojnë rrugën drejt BE-së”, shkruan ambasadori i BE, Soreca.

Zjarr Tv Ad