Soreca takon Çuçin: Të bëhet shpejt vlerësimi i nevojave pas tërmetit!

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me ministrin fuqiplotë për tejkalimin e fatkeqësisë natyrore, teksa Shqipëria ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Në një postim në “Twitter”, ambasadori Soreca bën me dije se në takimin me Çuçin është diskutuar për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave, pas fatkeqësisë. Sipas ambasadorit të BE-së, ky është një kusht për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve.

“Sot takova Ministrin Bledi Çuçi, së bashku me United Nations Albania dhe World Bank, për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë. Ky është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve”, shkruan ambasadori Soreca.

Zjarr Tv Ad