Soreca takon kryetaren e KLGJ: Ngrini sa më shpejt Gjykatën e Lartë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomati i BE shkruan se është njohur me punën e thellë të KLGJ, në veçanti për ngritjen e Gjykatës së Lartë, anëtarët e së cilës ngecën në Vetting. Sipas Sorecës, me rëndësi është që së shpejti Gjykata e Lartë të jetë funksionale dhe të bëjë një punë të shpejtë e me cilësi.

“Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, më njohu sot me punën e thellë të Këshillit, në veçanti për hapjen e vendeve të lira të punës për Gjykatën e Lartë, për të cilën aktet rregullatorë tani janë në fuqi. Është e rëndësishme që së shpejti të kemi një Gjykatë të Lartë funksionale, por edhe të balancuar në shpejtësinë dhe cilësinë e punës”, shkruan Soreca.

 

Zjarr Tv Ad