Sot, 21 vite pa Azem Hajdarin, homazhet bëjnë bashkë Bashën me Rudinën

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Ditën e homazheve e nisi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke vendosur një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

Më pas ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe fëmijët e tij që bënë homazhe para bustit.

Duke folur për mediat, Basha tha se amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane, demokratike, ku qytetarët janë zot të fateve të tyre, një politikë të ndarë nga krimi.

“Krimenelët të jenë para drejtësisë dhe prapa hekurave dhe fatet e njerëzve të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë me votë të lirë dhe të ndershme si më të mirët dhe më të aftët për të marrë barrën e përgjegjësive dhe për ta çuar drejt finalizimit me sukses”.

Basha nënvizoi se në këtë 21 vjetor të vrasjes së Azemit akoma është e hapur plaga e hapur me 12 shtator 1998.

“Krimi vazhdon të ketë uniformën, mbrojtjen dhe postet shtetërore. Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ekonomikisht dhe të kërkojnë shpëtim rrugëve të votës për shkak të një pushteti që nuk buron nga vota, por nga krimi dhe korrupsioni”.

E sotmja, tha Basha, është dhe një thirrje për bashkim mes gjithë shqiptarëve të ndershëm që nuk mund ta pranojnë politikën e lidhur me krimin dhe vjedhjen me ligj.

Në homazhe ishte dhe ish-ministrja e Mbrojtjes. Mimi Kodheli.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 së bashku me shoqëruesin e tij Besim Çerja.

Priten dhe personalitete të tjera të bëjnë nderime pranë këtij memoriali.

Zjarr Tv Ad