Sot, 30 vjet nga tragjedia që ndryshoi futbollin anglez

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më 15 prill 1989, ishin 93 tifozë që humbën jetën në fatkeqësinë më të rëndë sportive të ndodhur në Britaninë e Madhe.

Ata u shtypën për vdekje në stadiumin “Hillsborough” në Shefilld, gjatë ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup, ndërmjet skuadrave të Notinghem Forest dhe Liverpool.

Kaosi u shkaktua nga një pjesë e tifozëve e Liverpoolit, që u lejuan të hyjnë në stadium nga pjesa e pasme, kur ndeshja kisha filluar, shkruan tch.

Më shumë se 2.000 tifozë që hynë në stadium, mbipopulluan një pjesë të tij, duke shtyrë dhe shtypur tifozët në radhët e poshtme.

Tragjedia ndryshoi rrënjësisht futbollin anglez; ligje të ashpra u vendosën për tifozerinë e dhunshme.

Ndryshoi tërësisht infrastruktura e stadiumeve, pasi tani rendin nuk e mbanin më gardhet apo rrjetat e telit, por dhuna e ligjit (kampionati i vetëm në botë ku tifozët janë ngjitur me fushën e gjelbër).

 

Zjarr Tv Ad