“Sot 70 vite më parë, diktatura vrau 22 intelektualë pa gjyq”, Basha: Sakrifica e tyre përkujtesë në rrugën europiane të Shqipërisë

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot, ekzekutimin pa gjyq të 22 intelektualëve.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se arsyeja e e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.

Basha shton se ne sot, kujtojmë me dhimbje dhe respekt Ali Qoralliun, Anton Delhysën, Gjon Temalin, Fadil Dizdarin, Gafurr Jegenin, Haki Kodrën, Hekuran Trokën, Jonuz Kaçelin, Luka Rashkoviçin, Manush Peshkëpinë, Mehmet Ali Shkupin, Myftar Jegenin, Niko Lezon, Pandeli Novën, Petro Konomin, Pjerin Guraziun, Qemal Kasoruhon, Reiz Selfon, Sabiha Kasimatin, Tefik Shehun, Thoma Katundin dhe Zyhdi Herrin.

 

Zjarr Tv Ad