Sot dëshmon për inceneratorët, Rama: Mezi pres, impiantet moderne shëruan gangrenat e fushëkodërplehrave në qytete

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama sot do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

E me këtë e ka nisur edhe kreu i qeverisë ditën. Ai ka publikuar foto “ishte dhe është” nga fushat me mbeturina nga Elbasani, Durrësi, Fieri dhe Tirana dhe thotë se qytetet u shëruan përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve.

“MIRËMËNGJES dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë.

*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB. Mezi po pres”shkruan Rama në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad