Sot Dita e Drejtësisë, Imeraj: Hetim të gjitha veprave penale

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë është përkujtuar ndryshe këtë herë. Në Prokurorinë e Tiranës po zhvillohet aktiviteti “Open Doors” ku studentët e Juridikut janë ftuar të njohin nga afër këtë institucion.

Para tyre, prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Ymeraj tha se ky është një profesion i vështirë, për të cilin janë të hapur të bëjnë pyetje dhe të shuajnë çdo paqartësi.

Prokurorët tha ajo kanë mundësi të bëjnë gjëra në të mirë të njerëzve, ndërsa detyra e tyre parësore mbetet hetimii të gjitha veprave penale.

“Të kuptojnë shkakun dhe arsyen për të cilën prokuroria e Tiranës sjell në vemëndje ditën e drejtësisë në këtë format. Gjej arsye t’ju falënderoj për të qenë pranë prokurorisë, për të qenë në kontakt me ne, dhe për të patur mundësi që përmes bashkëbisedimit të sheshoni ndonjë pyetje. Kur flasim për ditën e drejtësisë, duhet të kthehemi pas në kohë, në 1912 kur njerëz e shtetit tonë arritën, patën mundësi u munduan e krijuan shtet. Ky është një element i rëndësishëm sidomos në ditët e sotme, ne mund të bëjmë gjëra të mira, kemi njerëz të zgjuar që duan të punojnë, e në fund të ditës bëjnë edhe një analizë. Janë mbi 70 prokurorë që mundohen e përpiqen me gjithë ngarkesën e madhë t’ju presin e të realizojnë funksionin e tyre kryesor: Hetimi i të gjitha veprave penale”,- u shpreh prokurorja.

Duke u ndalur tek puna e prokurorëve, Imeraj shtoi se ata: “Mbarojnë 300 dosje në një vit, kanë edhe fëmijët me temperaturë gjatë ditës së punës. Por pavarësisht vështirësive, secili prej jush që i është futur kësaj rruge në të ardhmen unë do t’ju ftoja të bëheshit prokuror”,- tha Imeraj.

Zjarr Tv Ad