Presidentja e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane, Doris Pack, ka uruar deputeten e PD dhe kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, për zgjedhjen e saj zv/presidente te Gruas së PPE.
“Është një lajm shumë i mirë që Albana Vokshi nga Partia Demokratike në Shqipëri u zgjodh si një nga 6 nënkryetaret e Gruas së PPE”, thuhet në mesazhin e urimit të Doris Pack.
Albana Vokshi rezultoi e treta më e votuar për zv/presidente të Gruas së PPE, krahas 6 zv/presidentet që u zgjodhën sot në krye të këtij Forumi.
Mesazhi
Forumi i Gruas së Partisë Popullore Europiane zgjodhi sot drejtuesit e rinj. Rozalia Biro më ndjek si Presidente. Është një lajm shumë i mirë që Albana Vokshi nga Partia Demokratike në Shqipëri u zgjodh si një nga 6 nënkryetaret e Gruas së PPE.