Sot do të merret vendimi për Donika Prelën/ Ja çfarë kërkon Komisioneri Publik

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Donika Prela ka mbërritur në seancën publike në KPA, ku do të merret vendimi final ndaj saj. Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, e cila mungoi në 2 seanca, ditën e sotme do të përfaqësohet nga një avokate.

Komisioneri publik ka deklaruar në seancë se përmes deklarimeve, Donika Prela nuk arriti të provojë që pasuria ishte me burime të ligjshme, ndaj e cilëson deklarimin të pamjaftueshëm dhe të pasaktë.

Në të dy rastet e kërkesave për përjashtim të trupit gjykues, komisioneri publik i vlerëson si përpjekje për vonimin e këtij procesi. Në seancën e KPA, Komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Donika Prelës.

Në seancën e kaluar, Prela nuk ishte e pranishme për shkak se sipas saj kishte të sëmurë një person të afërt.

Pak kohë më parë KPA vendosi të rihapë hetimin gjyqësor për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krímet e Rënda, Donika Prela, pas konfirmimit të saj në shkallën e parë të Vetingut në KPK. Rihapja e hetimeve u bë pas kërkesës së Institucionit të Komisionerit Publik, pas disa pasaktësive lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj dhe vendimi që do të merret sot nga KPA është i pakthyeshëm.

Donika Prela më pas doli kundër trupës së gjyqtarëve të KPA-së, duke kërkuar përjashtimin e Natasha Mulës dhe të Ina Ramës, duke kërkuar përjashtimin e tyre, por me vendim unanim KPA vendosi kundër kësaj kërkese.

Zjarr Tv Ad