“Sot është dita e Thaçit dhe e UÇK”, Idrizi shprehet pro rezolutës së PS për raportin e Dick Martyt, apel deputetëve: Votojeni!

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi iu ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të miratojnë sot projektrezolutën kundër raportit të Dick Marty.

Ai tha se sot është dita e Thaçit, Kadri Veselit, e UÇK

“Historia është e mbushur plot me të drejta të përmbysura. Xhelatët tentojnë të fajësohen me viktimat. Madje janë ndërruar rolet. Siç është me rastin e Dick Marty. I përkas shqiptarëve të Çamërisë, viktimë e Luftës së Dytë Botërore. E vërteta mbi shqiptarët e Çamërisë, asnjëherë nuk është mësuar nga boa. Jam i ndeshëm se në atë kalvar biblik jam pasur babain dhe gjyshin tim, që se panë më vendin ku kishin lindur.

Sot shqiptarët paraqiten si xhelatë. për të plotësuar mungesën e shqiptarëve këtu, popullsia shqiptare ka çuar një peticion. Ndaj i kërkoj kësaj salle që të hedhë poshtë projektin e kësaj rezolute. Se di se sa do të ndikojë kjo rezolute e sotmja e parlamentit. pa asnjë mëdyshje është akti i duhur për të vënë në vend dinjitetin e këtij parlamenti, për të bërë sot atë që s’e bëmë 9 vite më parë. Të nderuar deputetë, unë i ndoqa edhe diskutimet, do ju ftoja që të kuptojmë se sot është dita që të ulim eshtrat kundër njëri-tjetrit. Sot është dita e Thaçit, Kadri Veselit, e UÇK.”, tha Idrizi.

Zjarr Tv Ad