Sot është heshtje zgjedhore, Rama nuk heq dorë nga fushata: Sa persona janë vaksinuar që nga muaji janar

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga fushata as ditën e sotme që supozohet të jetë heshtje zgjedhore për shkak të zgjedhjeve të ditës së neserme.

Në një postim në Instastory, Rama i pyet ndjekësit sa vaksina janë bërë deri më tani në Shqipëri, që nga fillimi i vaksinimit në janar.

Më tej ai nxjerr dhe shifrat duke thënë që janë kryer mbi 400 mijë vaksina që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në muajin janar të këtij viti.

Sot konsiderohet si heshtje zgjedhore, për shkak se jemi 1 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Ndaj sot çdo veprim në lidhje me fushatën elektorale quhet si thyerje e heshtjes zgjedhore dhe ndëshkohet me gjobë.

Zjarr Tv Ad