Sot i jepet lamtumira e fundit mbretëreshës Elizabeth II, Kukësi një hap para Hasit! Vendos bustin e saj para Pallatit të Kulturës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të hënë i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth ll, pasi ndërroi jetë më 8 shtator.

Qyteti i Kukësit ka vendosur ta nderojë ndryshe mbretëreshën duke vendosur para pallatit të Kulturës bustin e saj.

Nuk dihet kush ka qenë ideator dhe realizues i kësaj vepre ndërkohë që një gjest i tillë në nder mbretëreshës është paralajmëruar edhe nga qyteti i Hasit.

Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës, bashkia e Hasit shprehu ngushëllimet më të thella për këtë humbje duke e lidhur figurën e saj me shumë të rinj nga ky qytet që kanë emigruar drejt Britanisë së Madhe ndër vite.

Zjarr Tv Ad