Në zgjedhjet e pjesshme vendore të ditës së sotme do të garojnë në 6 bashkitë e vendit 11 parti politike me 18 kandidatët e tyre. Në këto zgjedhje, të gjitha forcat politike duke nisur që nga dy partitë kryesore Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, do të garojnë veçmas me përjashtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane me kandidatët e tyre të përfshirë në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha.
Të gjitha partitë politike do të garojnë për të marrë drejtimin në 6 bashki të vendit, ku gara më e fortë pritet të jetë ajo e Durrësit, ku dy forcat kryesore politike PS dhe PD do të garojnë me kandidatët e tyre respektivisht Ermirjana Sako dhe Luan Hoti.
KANDIDATËT PËR KRYETAR BASHKIE TË ZGJEDHJEVE TË SOTME:
Kandidatët e PS:
Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni
Bashkia Durrës, Ermirjana Sako
Bashkia Dibër, Rahim Spahiu
Bashkia Vorë, Blerim Sheraj
Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla
Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa
Kandidatët e PD:
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati
Bashkia Durrës, Luan Hoti
Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa
Bashkia Dibër, Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë, Ymer Marku
Kandidatët e ‘Shtëpia e Lirisë’:
Bashkia Durrës, Ardian Muka
Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
Bashkia Vorë, Lulzim Vrana
Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani
Bashkia Lushnjë, Elton Bano